Bleona edhe këtë vit mahnit në Grammy Awards me fustanin argjend

727

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit në muzikë .

Sigal

Edhe këtë vit Bleona Qerreti ka parakaluar në tapetin e kuq të shtruar për ceremoninë e Grammy Awards në Los Angeles.

Këngëtarja ka zgjedhur të veshë një fustan argjendi dhe është dukur shumë elegante me flokët e krehura prapa dhe grimin që i shkonte shumë dukjes.

Bleona ka shkruar se për të, këto ishin Grammy-t më të mira ndonjëherë prej kur merr pjesë.

Ndërsa përmes postimit ka paralajmëruar se gjëra të reja po vijnë në këtë dekadë të re, duke përmendur një album të ri dhe një film të ri.