Ata ishin të lidhur rreth 2 dekada më parë. Por pavarësisht se kanë kaluar kaq shumë vite, Diddy nuk e ka hequr nga mendja këngëtare.
Sidomos kur shikon se JLo nuk plaket, por duket çdo ditë e më e re.
Reperi i komentoi këngëtaren në një foto ku ajo tregoi trupin e saj të tonifikuar, pas një sfide 10 ditore ku nuk duhet të konsumonte sheqer dhe karbohidrate.
“O Zot i madh,”-shkroi 49-vjeçari.
Por sidoqoftë i dashuri aktual i JLo ia bëri të ditur se e ka humbur tani dhe diva është në krahët e tij.
“Sa me fat që jam,”-shkruajti Alex Rodriguez.
Diddy dhe J-Lo qëndruan të lidhur nga viti 1999 deri në vitin 2001. Madje u shfaqën së bashku në tapetin e kuq të 2000 Grammy Awards.