Çifti më i ri i showbizit? Capital T dhe Adrola Dushi shfaqen bashkë (FOTO)

431
Sigal

Ditën e sotme, reperi i njohur Capital T është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale.

Gjithçka ka nisur që nga momenti kur ai ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqet me modelen e njohur Adrola Dushi.

Capitali e ka shoqëruar me një ‘emoji’ zemër dhe kjo ka bërë që ndjekësit të shpërthejnë në komente, duke pritur një konfirmim se çfarë po ndodh mes tyre.

Të gjithë janë kuriozë të dinë nëse, dyshja janë bashkuar për ndonjë projekt muzikor apo kanë një raport më shumë se kaq. Gjithçka mbetet për t’u parë nëse, Capitali dhe Adrola janë miq të mirë, apo mund të kenë edhe diçka më shumë se kaq