Prof.Dr. Elmaz Sherifi: “Çfarë kam thënë e kam bërë” !

453
Sigal

Socialistet le te votojne, Rilindja qeveris e do te qeverise, shqiptaret qe nuk me durojne, jane te lire te ikin ku te deshirojne.

Ju kam thene. Kam projekt per te qeverisur deri me 2030. Akoma se besoni ? Athere, pergjegjesine mbajeni vete. Ju mungojne disa inteligjenca, jo vetem ajo konjitive.
E kam gati projektin e mandatit te trete.
1.Nuk do i degjoj me nderkombetaret.
2.Nuk i pranoj 15 kushtet e vendosura si detyrim per organizimin e Konferences Nderqevertare per celjen e negociatave. E kam thene duke tundur koken. Nuk ka kushte, sepse, askush nuk mund te me vendosi kushte mua. Jam sulltan e me grupin e “ferrave e drizave” sovran !
3 E kam thene, duke mbyllur syte, do legalizoj parat e pista, me Amnisti Fiskale, sikur e tere bota te jete kunder.
4. E kam thene duke u tundur, se do e legalizoj mbjelljen e kanabisit, duke lincensuar kontribuesit e mbledhjes dhe numerimit te votave.
5 E kam thene, se PPP i kam “autostradat e qeverisjes”. Prandaj, te gjithe taksa paguesit shqiptare, duhet te paguajne per keta “idealiste”, qe kapitalin e tyre e “dhurojne” per shqiptaret.
6. E kam thene, se do e miratoj marreveshjen e 5 qershorit me 23 korrik, per ta asgjesuar me 30 korrik. Nuk e besoni ? Do e shikoni !
7.Do e ndryshoj kushtetuten me grupin e “ferrave dhe drizave” per ta bere pluralizmin partiak, si pikturat e mia. Nuk do te kete koalicione parazgjedhore, se ato me rrezojne strategjine e mbajtjes se pushtetit. Me kete rast u bej qejfin te gjithe atyre qe kerkojne “listat e hapura” dhe me mjeshterine time do perdor grupin e” ferrave e drizave”, qe u bene deputet me “listat e mbyllura” t’i kerkojne ata “listat e hapura”, qe une te bej “listat e perdredhura”, qe u heq socialisteve te drejten te votojne ata qe do vendos une ne krye te listes, por te votojne nga “mesi e posht”.
Besoj se boll jane shtate pika, qe ngjasojne si shtate mrekullite e botes.
Ti gezoni o shqiptare. Kush nuk i deshiron, le te largohet nga Shqiperia, ashtu si jane larguar gjate mandatit qe une qeveris i vetem 1 milion e 200 mij shqiptare.