Sigal

Prej disa ditësh në median rozë ka qarkulluar lajmi mbi ndarjen e çiftit të njohur Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu, pasi të dy kishin fshirë nga profilet e tyre fotot së bashku.

Më pas miq pranë tyre treguan se Seldi dhe Mimoza i kishin dhënë fund fejesës dhe shkak ishte distanca pasi Seldi jeton në Tiranë dhe Mimoza në Zvicër.

Këtë fakt e ka konfirmuar dhe vetë këngëtari Seldi Qalliu mbrëmjen e sotme në ‘Dance With Me’, i cili u shpreh se nuk jemi më bashkë.

 “Nuk jemi me bashke, e falenderoj Mimozën për kohën qe kemi kaluar bashkë, dhe e respektoj shumë ate dhe familjen e saj.”