Sylvester Stallone dhe gruaja, janë nga çiftet e rrallë ku divorci u zgjat më pak se martesa!

Pas 25 vitesh martesë, Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin vendosën të divorcoheshin, për ta anuluar divorcin vetëm dy muaj pas dorëzimit të dokumenteve.

Dyshja u martuan në vitin 1997 dhe kanë tre vajza së bashku, Sophia 25 vjeç, Sistine 24 vjeç dhe Scarlet 20-vjeç.

Sylvester Stallone dhe gruaja, janë nga çiftet e rrallë ku

PHOTO CREDITS: ALAMY STOCK
Sigal

Pas lajmeve fillestare për divorcin e tyre, Stallone lëshoi një deklaratë përmes përfaqësuesit të tij, në të cilën ai tha se familja “i trajtonte miqësisht dhe privatisht këto çështje personale”.

Më 23 shtator, përfaqësuesi i Stallone tha për Page Six:

“Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi, ku biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre. Të dy janë jashtëzakonisht të lumtur.”

Pikërisht dy javë më vonë, një avokat i aktorit tha për Us Weekly se Stallone dhe Flavin kanë anuluar ndarjen e tyre ligjore.

“Ne mund të konfirmojmë se rasti i divorcit është pushuar sot (7 tetor),” thanë ata.