Frontex: Shqiptarët e parregullt në BE kryesojnë listën e “kthimeve me forcë” në vitin 2021

118
Sigal

Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e Bashkimit Evropian renditen të shtatët në listën e dhjetë vendeve me prurjet më të mëdha migratore sipas të dhënave të publikuara nga raporti më i fundit i Organizatës Evropiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

Sipas Raportit “Analiza e riskurt 2022-2023” të FRONTEX numri i tyre erdhi duke u rritur në vitin 2021 me 25.892 persona të cilët përbëjnë 5% të numrit të përgjithshëm të të huajve me qëndrim të paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian.( 468.719 gjithësej)

Numri i migrantëve shqiptarë me këtë status u rrit me 18% krahasuar me vitin 2020 ku shënoheshin 21.890 shtetas shqiptarë me qëndrim të paligjshëm në vendet e e BE-së.

Në vitin 2021, Bashkimi Europian raportoi rreth 200 mijë kalime të paligjshme kufitare në shtetet anëtare. Kjo sipas Raportit të FRONTEX ishte më e larta të regjistruara që nga viti 2017. Mesdheu Qendror, Ballkani Perëndimor, dhe rrugët e Afrikës Perëndimore ishin tre linjat kryesore me prurjet më të larta të migrantëve të parregullt të evidentuar gjatë vitit 2021.

013b0000 0aff 0242 43e2 08daa956b529 Cx0 Cy12 Cw100 W650 R1 S (1)

“Përballë edhe kërkesave të rrepta për migrimin legal në Evropë, shpesh e vetmja zgjedhje e hapur për migrantët është migrimi i parregullt i cili shpeshherë rezulton në një situatë të rëndë humanitare” thuhet në raport.

Ndërkohë , sipas të dhënave të raportit, autoritetet kufitare të vendeve të Bashkimit Evropian në vitin 2021 u refuzuan hyrjen në vendete BE-së , 17.725 shtetasve shqiptarë nga 11.653 që ishte ky status refuzimi në vitin 2020.

Pjesa më e madhe e refuzimeve, rreth 8.000, ka ardhur pasi migrantët nuk kanë pasur dokumente në pikat kufitare që të justifikonin udhëtimin në një vend të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë shqiptarët zënë vendin e dytë edhe të kthimeve efektive nga vendet e Bashkimit evropian përmes dy mënyrave, kthimeve “vullnetare” dhe atyre “forcërisht”.

80470000 C0a8 0242 Efe7 08daa956b53d Cx0 Cy14 Cw100 W650 R1 S

Në vitin 2021 kthimi ishte për 8702 persona, ndërsa në vitin 2020 ai kishte qenë 7.935persona.

Sipas të dhënave të FRONTEX migrantët e parregullt shqiptarë kryesojnë në listën e të huajve të parregullt të kthyer me forcë gjatë vitit 2021 në vendin e origjinës me 5.398 persona nga 4.801 persona që ishte numri i kthimeve në vitin 2020.

Ndërkohë kthimin vullnetar e kanë pranuar në vitin 2021 rreth 2,944 persona nga Shqipëria nga 2771 që ishin në vitin 2020.

Frontex paralajmëron në analizën e rriskut se në vitet 2022 dhe 2023 ka të ngjarë të shohin një rritje të mëtejshme të emigrimit të parregullt në kufijtë e BE-së bazuar edhe nga faktorë shtytës politikë dhe socio-ekonomikë në nivel kombëtar të vendeve kryesore të origjinës si dhe faktorë shtytës të nivelit më të lartë të tillë si inflacioni i vazhdueshëm global dhe rritja e cmimeve të ushqimeve, pas luftës në Ukrainë.