Sigal

Këngëtari i njohur Stine i cili numëron shumë vite në skenë, dy vite më parë është bërë baba. Në jetë erdhi vogëlushja e parë e çiftit, të cilën e pagëzuan me emrin Estia, emër i zgjedhur nga partnerja e këngëtarit.

Stine nuk pëlqen që të ndajë me publikun momente me vogëlushen e tij në rrjetet sociale dhe foto që shpërndan me të janë shumë të rralla.

Së fundmi Stine në një postim në Instastory ka publikuar një foto me të voglën e tij për fansat dhe ajo duket se është rritur shumë.  Ata shfaqen të ulur në makinë dhe shfaqet Estia e cila ia ka ngulur sytë të atit.

“Je tu fol keq or çun” – komenton plot humor vështimin e së bijë, këngëtari Stine.