Së shpejti do të bëhet nënë, Eliona Pitarka: Që tani nuk po më lë të pi asnjë kafe

159
Sigal

Pak kohë më parë, Eliona Pitarka zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë.

Aktorja e njohur do të bëhet me një vajzë, ndërsa shpeshherë ndan momente me ndjekësit në rrjetet sociale nga kjo periudhë e ëmbël.

Aktorja ka treguar se po kalon ditët më të bukura të jetës së saj teksa është në pritje të bebushit dhe po e shijon në maksimum shtatzëninë.

Mirëpo, duke ardhur edhe fundi i pritjes së ëmbël, Eliona ka një “problem” të vogël.

Aktoja ka publikuar në Instastory një video të ëmbël ku shihet e vogla që i gjuan barkun.

“Që tani nuk po më lë të pi asnjë kafe”, ka shkruar aktorja krahas videos.