Çfarë u ka ndodhur flokëve të Butrint Imerit? Këngëtari i njohur ndryshon look

595
Sigal

Ai njihet si bruni tipik bukurosh i showbizit shqiptar, por vera duket se ka ardhur ndryshe për Butrin Imerin.

Me nisjen e punës për projektet muzikoren pas karantinës së gjatë për shkak të pandemisë, këngëtari nga Kosova  ka vendosur të bëhet bjond.

Përmes kësaj video-je, këngëtari paralajmëroi edhe projektin e ri muzikor, të cilin pritet ta publikojë shumë shpejt.

“Si përpara…”, thuhet në mbishkrimin e videos, teksa komentet e fansave nuk munguan.

Kujtojmë se Butrinti së fundi ka realizuar disa prej hiteve të tij në version akustik, të cilat u pritën mirë në publik.