“Crazy Rich Asians” ka kaluar çdo pritshmëri duke kryesur shitjet në kinematë amerikanë në fundjavën e saj të hapjes.
Filmi i ‘Warner Brothers’ ku shkëlqejnë Constance Wu dhe Henry Golding është komedia e parë romantike në tre vjet që zë vendin e parë duke u ngjitur në krye të ‘box-office’ si filmi më i shikuar.
Që nga dita e nxjerrjes në kinema, 5 ditë më pari, filmi i cili kushtoi 30 milion dollarë për tu realizuar ka siguruar rreth 34 milionë dollarë në arkë.
Ky është filmi i parë i madh i Hollywood që prej ‘The Joy Luck Club’ 25 vjet më parë, që përbëhet nga një kast aktorësh vetëm aziatikë.
Përshtatur nga bestseller i Kevin Kwan, Crazy Rich Asians tregon historinë e një gruaje aziatiko-amerikane që përplaset me një kulturë tjetër ku takohet me familjen shumë të pasur të të dashurit të saj në Singapor.