“S’dua ta humbas”, këngëtarja e njohur shqiptare përlotet në emision

469
Sigal

Anxhela Peristeri ka plot 5 vjet që është kthyer përfundimisht në Shqipëri pas shumë viteve në Greqi. Në shtetin fqinj këngëtarja shqiptare krijoi shumë miqësi më të huaj dhe shqiptarë. Tani, baza është në Shqipëri për Anxhela Peristerin, ndonëse gjendet shpesh edhe atje pranë bashkatdhetarëve të saj, sa herë ata e kanë ftuar.

E ftuar në “Rudina”, Anxhela promovoi këngën e saj më të re “Muza ime”, në bashkëpunim me Mateus Frrokun. Veç projekteve të reja që ka realizuar së fundi, këngëtarja rrëfeu edhe për raportet që ka ruajtur me miqtë në shtetin fqinj, të cilët i viziton sa herë mundet dhe sa herë ka ndonjë koncert. Anxhela u surprizua nga mikesha e saj në Greqi, e cila i kishte dërguar një videomezash. Ajo tha fjalët më të mira për këngëtaren.

“Kjo vajzë, gjithë këtë që tregon i del nga brendësia e saj, sepse brenda saj, ajo fsheh diamante…Të dua shumë, më mungon shumë. Mezi po pres që të vish në verë dhe të shkojmë të dyja në plazh”- ka thënë mikesha e saj.

E emocionuar dhe e përlotur, Anxhela tha se nuk e priste një mesazh të tillë. Ajo tregoi se me Marian, krijuan një raport të ngushtë sidomos 2-3 vitet e fundit para se ajo të rikthehej.

E kam shumë shoqe, kemi kënduar bashkë shumë shpesh, është një këngëtare e shkëlqyer dhe është nga ata njerëz që nuk dua t’i humbas”- ka përfunduar kënëgtarja shqiptare.