Robert Berisha surprizohet nga vajza e tij, nuk mund të ishte më i lumtur se kaq

164
Sigal

Robert Berisha është një personazh mjaft i njohur në showbizzin shqiptar.

Këngëtari bie në sy gjithmonë për spontanitetin dhe shakatë që e karakterizojnë. Së fundmi këngëtari ka ndarë në rrjetin e tij social Instagram,  një foto tepër të veçantë. Renee, vajza e tij i ka shkruar letrën e parë moderatorit dhe baba Roberti nuk mund të ishte më i emocionuar.

“Babi faleminderit për kujdesin dhe dashurinë që më ofron! Faleminderit që më përkëdhel, përkrah dhe beson në mua. Nuk do të zhgënjej asnjëherë. Të dua pafund! Renee,”-shkruan vajza e Robertit në letër.

Image

Ju kujtojmë që gjatë një interviste kohë më parë, Roberti foli për raportin me nënën e Renee, Nora Istrefin duke u shprehur se raportet e tij me Norën do të jenë gjithmonë të mira.

Image