Rita Ora nuk i lë aspak vend “imagjinatës”, shfaqet ‘topless’ në fotot e fundit (FOTO)

98
Sigal

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ndodhet kohët e fundit në Malibu të Kalifornisë.

Këngëtarja ndodhet atje për projekte të reja, ndërsa s’ka ngurruar të përditësojë fansat me fotografi nga vizita atje.

Pasditen e së enjtes, Ora e shënoi me një sërë fotografish atraktive të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Ajo shihet ‘topless’ në këto imazhe e veshur vetëm me një palë geta të lidhura me çizmet e saj.

Duke i buzëqeshur kamerës dhe shijuar rrezet e diellit, 30-vjeçarja dukej mjaft tërheqëse dhe e lumtur në këto fotografi.

“Duke ndjekur perëndime e diellit”, shkroi këngëtarja me origjinë shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive.

  • foto galeri