Richard Gere martohet për herë të tretë

625
Sigal

Richard Gere i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me të dashurën 33-vite më të re Alejandra Silva.

Ylli i ‘ Pretty Woman’ zhvilloi ceremoninë martesore në fermën e tij jashtë New York.“Unë jam njeriu më i lumtur në univers.E si mund të mos jem… Jam martuar me një grua të bukur, të zgjuar, të ndjeshme, të përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, e qeshur, e durueshme, e cila di të falë, u shpreh Gere.

 

Çifti u takua kur Gere qëndroi në një hotel që ishte në  pronësi të familjes së  Alejandras në Positano në Itali në vitin 2014.

Gere është martuar për herë të parë me modelen Cindy Crawford nga viti 1991 deri më 1995 dhe më pas u martua me aktoren Carey Lowell nga viti 2002-2016, me të cilën ka edhe një djalë 18-vjeçar, Homerin.