Pique marton vëllain, e dashura e tij e re shkëlqen në dasmë

64
Sigal

Gerard Pique dhe Clara Chia Marti, më të dashuruar se kurrë.

Kështu u shfaqën në dasmën e vëllait të ish-mbrojtësit të Barcelonës.

Më 25 qershor, Marc Pique u martua me Maria Valls në qytetin e Sant Vicenç de Montalt.

Pas daljes nga kisha, çifti u “përndoq” nga paparacët, mbështetësit dhe fansat, por nuk preferuan të bënin asnjë deklaratë.

Megjithatë, buzëqeshjet nuk munguan. Pique eci gjatë gjithë kohës duke mbajtur dorën e “flakës” së tij të re.

Për këtë rast të rëndësishëm, Clara kishte vendosur të mbështetej tek Victoria Beckham…

Për dasmën e kunatit, Clara Chia Marti kishte veshur një krijim (fustan) të Victoria Beckham.

Një model që u shit shpejt, sapo doli në treg. Një fustan i gjatë ngjyrë floriri me rripa të hollë, frymëzim i viteve 90-të.

Çmimi i tij? 1150 euro. E dashura e Pique e ka kompletuar veshjen me sandale të së njëjtës ngjyrë; flokë të lëshuar dhe grim shumë të lehtë.

Milan dhe Sasha, fëmijët e Pique, nuk ishin të pranishëm në dasmën e xhaxhait të tyre.

Mesa duket një zgjedhje e diktuar nga Shakira, e cila nuk ka dashur t’i linte fëmijët me babain e tyre më shumë se ditët e parashikuara nga marrëveshja e arritur në gjykatë.

Jo vetëm kaq…; këngëtarja nuk dëshiron për momentin që të vegjlit të kenë lidhje me Clara Chia Marti.