Pas rikthimit Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi bëjnë të dy tatuazhin e veçantë: Hate, Love

436
Sigal

Jonida Maliqi është një prej personazheve më të përfolur kohët e fundit në mediat rozë, pasi ajo është shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndan herë pas here  momente nga jeta e saj.

Këngëtarja është teje e apasionuar pas tatuazheve dhe kjo është parë teksa në trupin e saj  ka disa tatuazhe.

Teksa ka postuar disa video në Instastory, Jonida ka treguar se ka bërë një tjetër  tatuazh që lidhet me dashurinë dhe urrejtjen. Tatuazhi i ri që ajo ka bërë është në ngjyra, të zezë dhe të kuqe në të cilin lexohen dy fjalë: Hate, Love, pra  urrejtje dhe dashuri.

Kujtojmë se Jonida vetëm pak javë më parë tregoi se është rikthyer sërish me partnerin e saj, aktorin e humorit Romeo Veshaj, prandaj edhe është shumë e komentuar për jetën private. Tashmë që të dy  me postime të vazhdueshme nuk po e fshehin më lidhjen e tyre.

Në një postim shihet që edhe Romeo ka bërë një tatuazh në këmbë, por ende nuk dihet se çfarë ka shkruar apo pikturuar, por  mesiguri ka të bëjë me Jonidën.