Pas fitores në gjyqin kundë Amber Heard, Johnny Depp ka një mesazh për fansat

201
Sigal

Johnny Depp ka falënderuar fansat e tij pas fitores së gjyqit kundër Amber Heard.

Krahas një videoje të postuar në llogarinë e tij të sapokrijuar në TikTok, aktori shkroi: “Për të gjithë mbështetësit e mi më të çmuar, besnikë dhe të palëkundur. Ne kemi qenë kudo së bashku, kemi parë gjithçka së bashku. Ne kemi ecur së bashku në të njëjtën rrugë. Ne bëmë gjënë e duhur së bashku. Dhe tani, të gjithë së bashku do të ecim përpara”.

Image

“Ju jeni, si gjithmonë, punëdhënësit e mi dhe unë nuk di se si t’ju them faleminderit, përveçse thjesht duke ju thënë faleminderit. Dashuri dhe respekt, JD”, përfundoi ai shkrimin e tij.

Kujtojmë që Depp e paditi Heard-in për 50 milionë dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se ajo shpifi për të duke shkruar një artikull në lidhje me abuzimin në familje, megjithëse ajo nuk e përmendi emrin e tij në artikull. Ndërkohë, Heard ngriti një kundërpadi duke kërkuar 100 milionë dollarë dëmshpërblim.

Mirëpo pas fitores së gjyqit, Depp shkroi se “6 vite më pas, jeta iu kthye sërish”.

“Jam vërtet i përulur”, theksonte më herët Depp.

Nga ana tjetër, Jeff Beck ka njoftuar gjatë një koncerti në Angli së fundmi se ai do të publikojë një album të ri muajin e ardhshëm së bashku me Johnny Depp, shkruan Pubity.

Image