Noizy habit të gjithë, merr vendimin e papritur, gjithçka ‘lidhet’ me vajzën e tij

600
Sigal

Reperi i njohur shqiptar Noizy, në kulmin e karrierës së vet ka bërë një postim të mistershëm në rrjete sociale. Ai shkruan se do të rikthehet në Britaninë e Madhe për të marrë atë që ka lënë pas, por pa shpjeguar asgjë më shumë. “Prisni vetëm sa të rikthehem në Britaninë e Madhe të marr atë që kam lënë pas”- shkruan këngëtari. Ndonëse ai nuk ka treguar asnjë detaj më tepër, të gjitha sinjalet na çojnë te vajza e tij , Leandra, e cila tashmë është 13 vjeçe. Leandra jeton në Britani me të ëmën, që pasi reperi është ndarë nga ish-bashkëshortja. Reperi më herët ka bërë dedikime speciale për të bijën, të cilës i ka kushtuar dhe një këngë të quajtur “Noku Vogël”. Nuk dihet nëse Leandra do të vijë të jetojë me të në Shqipëri, apo nëse ky postim i reperit lidhet me diçka tjetër.