Në konfliktin Izrael-Palestinë, “luftojnë” edhe yjet

245
Sigal

“Izraeli meriton që të jetojë si një shtet i lirë dhe i sigurtë, në paqe me fqinjët e tij”, postoi aktorja e famshme izraelite, Gal Gadot, e njohur më së shumti për rolin e saj te “Ëonder Ëoman”.

Gadot, që para se të gjente famën në Hollywood ka shërbyer në ushtrinë izraelite shpërndau në rrjetet sociale mesazhin përmes të cilit shprehet frikën për sigurinë e familjes, të afërmve dhe qytetarëve të tjerë të vendit të origjinës.

“Ky është një rreth vicioz që po vazhdon për shumë kohë. Izraeli meriton të jetojë si komb i lirë dhe i sigurtë. Fqinjët tanë meritojnë të njëjtën gjë”, shkruan ndër të tjera aktorja.

Por, nëse Gadot postoi një qëndrim disi më të ekuilibruar në konfliktin shekullor të Lindjes së Mesme nuk e bënë këtë motrat Bella dhe Gigi Hadid, babai i të cilave është egjiptian.

Në konfliktin Izrael-Palestinë, “luftojnë” edhe yjet

“Nuk mund të mbrosh barazinë racore, LGBT, të drejta e grave, dënimin i regjimeve dhe padrejtësive të tjera nëse zgjedh të injorosh shtypjen e palestinezëve. Thjesht nuk qëndron”, shkroi modelja e Gigi Hadid në Instagram në një postim të cilin më pas e pëlqeu edhe e motra, Bella Hadid.