Ndërron jetë babai i aktorit të njohur hollivudian

259
Sigal

Komiku i njohur dhe njëherësh babai i Ben Stiller, Jerry, ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare. Vdekja e tij është konfirmuar të hënën nga aktori i famshëm, i cili e quajti të ndjerin një baba dhe gjysh të shkëlqyeshëm raporton The Guardian.

Jerry Stiller shijoi një karrierë të gjatë në skenë dhe ekran, i shoqëruar shpesh nga bashkëshortja e tij, Anne Meara, me të cilën formoi një akt komedie popullore.

Ata u takuan në vitin 1953, dhe punuan rregullisht për skica të improvizuara, duke performuar në klubet e natës në Las Vegas dhe në ‘The Ed Sullivan Show‘ dhe programe të tjera televizive.

Stiller lindi në Brooklyn në vitin 1927 dhe ndoqi shkollën e mesme në Seward Park, ku kanë diplomuar edhe emra, si Tony Curtis dhe Zero Mostel.

Pas dekadave të performancës, ai gëzoi një etapë të re të popullaritetit në serialin “Sienfeld”, ku luajti në rolin e Frank Costanza. Ai luajti rolin nga viti 1993 deri në 1998, dhe mori një çmim ‘Emmy’ në vitin 1997. Jerry u shfaq përkrah të birit në disa filma, duke përfshirë “Zoolander”, ku luajti në rolin e Maury Ballstein.