Sa e kalojnë fëmijët infeksionin te të tjerët?

243
Sigal

Nga Michelle Roberts, BBC

Plani i qeverisë që disa fëmijë të rikthehen në shkollë në Angli nga qershori është vlerësuar si ‘i pamatur’ nga Sindikata Kombëtare e Arsimit.

Kryeministri Boris Johnson thotë se rihapja në faza për nxënësit e shkollave fillore do të shkojë përpara vetëm nëse niveli i kërcënimit nga koronavirusi është mjaft i ulët sa për ta lejuar atë.

Do të jetë një gjykim u bazuar te provat shkencore në dispozicion. Por provat deri më tani janë fragmentare dhe ka disa të panjohura të mëdha për këtë sëmundje të re.

Fëmijët rrallë sëmuren nga koronavirusi, çka është një garanci, por ende nuk e dimë se sa e mbajnë dhe e përhapin virusin te të tjerët. Fëmijët e vegjël janë super-përhapës të sëmundjeve të tjera, siç është gripi.

Koronavirusi shpërndahet në mënyrë të ngjashme me virusin e gripit- përmes kollitjes dhe prekjes së objekteve të kontaminuara, të tilla si stilolapsat dhe dorezat e dyerve.

Ruajtja e distancës prej 2 metra nga njerëzit e tjerë në çdo kohë dhe larja e duarve para se të prekësh fytyrën apo të hani ushqim parandalon përhapjen e virusit.

Por këto masa parandaluese janë sfiduese edhe për të rriturit. Tani imagjinoni a mund ta arrijnë këtë fëmijët e klasave të para ose të dyta.

Ndoshta ky është qëllimi i rifillimit me më të vegjlit. Nëse kjo arrë e fortë do të thyhet në mënyrë të sigurt, atëherë kthimi i fëmijëve më të rritur në shkolla në shtator do jetë një mal më i vogël për t’u ngjitur.

Të mbyllësh shkollat, por edhe t’i rihapësh, ka një shkallë rreziku. Barazpeshimi i të dyjave është i komplikuar.