Zbuloni emisionin e ri që po rikthen Kiara Titon në ekran

661
Sigal

Moderatorja e ëmbël e ekranit, Kiara Tito, i është përkushtuar kanalit të saj në Youtube prej disa kohësh.

Në publikimet që bën në Youtube, Kiara ndan me publikun pjesë nga jeta e saj dhe duket se e ka lënë pak pas dore televizionin.

Megjithatë ,vetëm pak ditë më parë Kiara konfirmoi rikthimin e saj në ekran nëpërmjet një statusi në InstaStory.

“Projekt i ri televiziv së shpejti. Mezi pres t’ju tregoj” -shkruante Kiara.

Së fundmi, ajo ka vendosur të zbulojë edhe detaje nga emisioni i saj i ri, i cili po e rikthen në ekran.

Mesa duket, bëhet fjalë për një emision mode, të paktën kështu ka lënë të kuptohet ajo.

“A tha dikush emision mode?”- shkroi Kiara krahas një fotoje, duke na bërë ende më shumë kuriozë se për çfarë bëhet fjalë.

Kiara është tepër e apasionuar pas modës dhe këtë e tregon vazhdimisht në profilin e saj në Instagram, nëpërmjet fotove ku shfaq veshje e kombinime të ndryshme plot stil.