Këngëtari i mirënjohur Aleksandër Gjoka, është ndaluar ditën e sotme nga policia. Shkak për këtë ndalim është bërë, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Gjoka mësohet se po udhëtonte me mjetin e tij, kur patrulla e policisë e ndaloi sot.
Ai iu nënshtrua testit të alkoolit, ku u konstatua se niveli i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar.
Ndalimi i Gjokës është bërë nga efektivët e komisariatit nr.1 ata të cilët më pas edhe e kanë shoqëruar në polici këngëtarin.