Moti i keq/ Anija e mallrave përplaset me shkëmbin

438
Sigal

Një anije mallrash u përplas me një shkëmb në ishullin e Sardenjës në Itali si pasojë e motit të keq.

Menjëherë pas aksidentit një helikopter arriti në ishull për të evakuuar ekuipazhin e anijes.

Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë si pasojë e erërave të forta dhe shiut.

Dallgët e mëdha të detit përplaseshin në bordin e anijes duke e vështirësuar lëvizjen e personave brenda saj.

Gjithashtu në vendngjarje shkuan dhe ekipe të shërbimit mjekësor si dhe ekipe zhytësish.

Fatmirësisht të 12 personat që ndodheshin në bordin e anijes shpëtuan pa asnjë dëmtim.