Ndalohet nga policia këngëtari i njohur shqiptar, ja përse akuzohet

322
Sigal

Këngëtari i mirënjohur Aleksandër Gjoka, është ndaluar ditën e sotme nga policia. Shkak për këtë ndalim është bërë, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gjoka mësohet se po udhëtonte me mjetin e tij, kur patrulla e policisë e ndaloi sot.

Ai iu nënshtrua testit të alkoolit, ku u konstatua se niveli i tij në gjak ishte mbi normën e lejuar.

Ndalimi i Gjokës është bërë nga efektivët e komisariatit nr.1 ata të cilët më pas edhe e kanë shoqëruar në polici këngëtarin.