Sigal

Ju kujtohen ditët kur në fëmijërinë tonë flinim në shtëpitë e kushërinjëve tanë? Kjo ishte ndër lumturitë më të mëdha. Mesa duket vazhdon të ngelet një gjë shumë e pëlqyer edhe nga fëmijët e sotëm, të cilët i përkasin brezit të teknologjisë.

Takimin në shtëpitë e njëri- tjetrit e shijojnë shumë edhe fëmijët e Inis dhe Ingrit Gjoni.
Ingriti ka postuar në story një video ku shihet djali i saj Paridi dhe vajza e Inisit Coco Chanel teksa kërcejnë të lumtur me njëri-tjetrin sipër divanit.
Këto janë momentet më të bukura për fëmijët por edhe për prindërit teksa shikojnë të vegjlit e tyre që argëtohen përtej botës
virtuale.