Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi surprizojnë fansat, ja kur do të publikohet projekti i ri…

342
Sigal

Pas suksesit të bashkëpunimit të parë ‘Çika çika’, Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj kanë zgjedhur të sjellin një projekt të ri muzikor të titulluar ‘Panorama’.

Këtë lajm e ka zbuluar vetë Myrtezaj me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku shihet se po shijon një darkë me Bujupin.

“Rikthehemi të premten. Panorama”, ka shkruar Xhensila krah postimit të fundit i cili i ka surprizuar të gjithë ndjekësit. Ata kanë lënë menjëherë një sërë komentesh duke pohuar se po e presin me padurim këtë projekt të dyshes së artistëve.

Kujtojmë se kënga e parë e tyre ‘Çika çika’, e publikuar dy vite më parë, kthye në një hit dhe tanimë numëron 103 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.