Sigal

Ronaldo ka qenë prej kohësh i lidhur me numrin 7, që e ka ndihmuar në krijimin e markës globale  ‘CR7’.

Megjithëse sulmuesi portugez është bërë sinonim i këtij numri, nuk ishte zgjedhja e tij e preferuar deri sa arriti në Manchester United.

Ai mbante Nr.28 gjatë kohës së tij në Sporting dhe vetëm kur ai nënshkroi për ‘Djajtë e Kuq’ në vitin 2004, kur menaxheri i atëhershëm, Sir Alex Ferguson, e bindi atë të vishte bluzën me numrin 7-të duke e parandjerë që Cristiano do të bëhej një lojtar i madh.

Sulmuesi arriti në Old Trafford duke kërkuar të vërë zgjedhjen e tij të preferuar numrin 28-të, por Ferguson I that ë vishte fanëllën me numër 7-të pasi këtë numër e kishin mbajtur lojtarë të mëdhenj si David Beckham, George Best dhe Eric Cantona.

Kur ai u transferua në Real Madrid në vitin 2009, ai mbante Nr. 9 derisa Nr. 7 u lirua nga Raul Gonzales, sulmuesi legjendar I Realit të Madridit I cili u transferua për të luajtur për Schalke.

Që atëherë, fanella e Ronaldos mbanNr.7, sulmuesi madje mori numrin nga Juan Cuadrado pas kalimit të tij në Juventus. Cuadrado tani vesh Nr.16.

Ai gjithashtu ka veshur Nr.7 si sulmues i kombëtares së Portugalisë, së pari duke veshur Nr.17 kur luajti së bashku me legjendarin Figo në Kampionatin Europian të vitit 2004. Por pas ikjes së Figos nr. 7-të kaloi tek Ronaldo

Mbetet për tu parë nëse 7-ta do I sjellë fat Cristianos edhe tek Juventus.