Monica Bellucci me të dashur të ri?

467
Sigal

Në show- n spektakolar të Chanel- it, vëmendjen do ta rrëmbente aktorja Monica Bellucci dhe i dashuri i saj i ri.

Dyshja u shfaq hapur në publik, teksa qëndronte gjithë kohës bashkë dhe nuk nguroi të fotografohej nga paparacët

Partneri në krah i ikonës italiane quhet Nicolas Lefebvre, një skulptor dhe model francez.  Njësoj si ish- bashkëshorti Vincent Cassel! Ndonëse çifti zgjodhi këtë event prestigjioz për të lajmëruar romancën e tyre, dyshimet që Bellucci dhe Lefebvre po shoqëroheshin bashkë nisën që në 2017-n.

Skulptori është 36 vjeç, jeton në Paris dhe në një intervistë për “The Socialite Family” ka rrëfyer se ka një vajzë 8- vjeçare të quajtur Anahi.

Nicolas- i është burri i pari me të cilin 55- vjeçarja del publikisht që pas ndarjes nga Cassel- i në 2013- n.

Ky i fundit ndërkohë la pas të shkuarën me Monica- n dhe më 24 gusht 2018 kurorëzoi dashurinë më modelen Tina Kunakey në një ceremoni intime, 800 km larg Parisit.