Pasi tentoi të vetëvritet , këngëtarja e njohur jep mesazhin e rëndësishëm

502
Sigal

Kanë kaluar vetëm disa ditë pasi ka hyrë në histori si personi më i ri që ka fituar ndonjëherë në “Grammys”, Billie Eilish është gati të shprehet në kopertinën e re të “Vogue”.

Në një intervistë, këngëtarja 18-vjeçare Billie Eilish ka treguar pa doreza për përvojat e saj me depresionin dhe mendimet për vetëvrasje.

Këngëtarja është shprehur se gjithmonë e kanë tërhequr temat e errëta dhe në moshën 11-vjeçare ka shkruar këngën e parë për vetëvrasje.

Ajo u shpreh se në atë periudha ishte e lumtur, por e ndjente se gjerat nuk do të shkonin mirë.

Pak më vonë këngëtarja u diagnostikua me depresion dhe për herë të parë mendoi të vetëvritet.

Billie ka rrëfyer se shkak për gjithë këto mendime negative është bërë zhvillimi i saj i hershëm dhe pamja.

Në intervistë, ajo thotë se tregoi shumë durim dhe ka një mesazh për të gjithë ata që janë në një situatë si ajo.

“Kur njerëzit më pyesin se çfarë do t’i them dikujt që kërkon këshilla për shëndetin mendor, e vetmja gjë që mund të them është durimi. Kam pasur durim me veten time. Unë nuk e bëra atë hapin e fundit. Unë prita. Gjërat zbehen ”, mbylli intervistën këngëtarja e njohur.