Moisi Dalipi: Golat pa duartrokitje dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj

296
Sigal

Edhe kampionti i futbollit shqiptar për Kategorinë Superiore, nuk mund të bëjë përjashtim nga pjesa më madhe e vendeve të tjera europiane dhe botërore, ku golave të shënuar ju mungojnë durtrokitjet dhe entuziazmi në stadium. Një fakt ky tashmë i kthyer në një ritual për të ndodhur, kështuqë nga 3 qershori vitit 2020, për shkak të zbatimit të masave protokollare për t’u ruajtur nga virusi këtij shekulli Covid 19. Dhe futbolli ynë pasi mbylli, ashtu siç mundi të gjitha kalendarët e sezonit kaluar në ndeshjet për kampionat, Kupë dhe Superkupë, kështu nisi dhe po vazhdon të jetë i tillë edhe për sezonin në vazhdim. Askush nuk di, se kur do hiqet kjo “embargo’ ndaj ndeshjeve të futbollit edhe pse po flitet dhe po lakohet jo pak për rikthimin e numrit të kufizuar të tifozëve në stadiumet e futbollit. Ndoshta humbjet nga mungesa të ardhurave nga biletat, që sipas specialistëve, deri tani shkon deri në 1 milonë euro, por dhe për atë që, futbolli pa praninë e tifozëve, është kthyer në një shfaqje kufome pa frymëmarrje dhe emocione. Gjithsesi, përtej këtij fakti dhe tifozët e skuadrave tona të futbollit e kanë gjetur mënyrën për t’i ndjekur skuadrat e tyre të zemrës nga ekranet e televizoneve, në ambiente të tjera publike  edhe pse shpesh herë thyhen rregullat anti Covid. Dhe ndodh kështu, sepse pak kush, mund t’i ndalë përshembull atë etuziazëm,me të cilin janë motivuar tifozët shkodranë për atë performacë që po tregon këtë sezon skuadra e tyre e zemrës, ‘Vllaznia’. Dihet tashmë se futbolli jo vetëm që ka lindur për herë të parë në vendin tonë në Shkodër, por dhe për atë, që ai tashmë është kthyer si një besim fetar më vete në këtë qytet. Gjithsesi, 148 golave të shënuar deri  në këto 13 javë kamponat të Kategorisë Superiore ju ka munguar duartrokitjet e tifozëve në stadium. Këtë gjë e kemi ndjerë jo pak, por jemi të detyryar ta zbatojmë, pa e ditur se deri kur do vazhdojmë kështu? Një përgjigje kjo që mungon edhe pse  futboll luhet, siç ndodhi edhe këtë javë me ndeshjet e javës të 13 të Superiores.

Rezultatet, klasifikimi dhe komentet e javës

Kështu pra, kjo javë e futbollit të Superiores, që ishte e para për vitin 2021, prodhoi në pesë ndeshjet e saj 12 gola të shënuar, ku tre prej tyre janë shënur me penallti dhe për veçanti të tyre plot tre gola janë shënuar në minutat shtesë të lojës. Jashtë kësaj vëmendje nuk kanë mbetur dhe tre ndëshkimet me kartona të kuq, në të pestë ndeshjet e kësaj jave kampionat. Përtej këtyre detajeve, edhe vetë tabela e klasifikimit na jep një panoramë shumë intersante, ku kemi ‘Vllazninë’ kryesuese, që ecën me hapin e suksesit duke krijur një diferencë +9 pikë nga ndjekësi më i afërt. Pas këtij distancimi vijnë në renditje  tre skuadra me nga 20 pikë, që janë ‘Partizani’, ‘Laçi’ dhe ‘Teuta’ dhe në një përshkallëzim tjetër me nga 17 pikë, po tre skuadra të tjera që janë: ‘Tirana’, ‘Kukësi’ dhe ‘Kastrioti’ me nga 17 pikë. Dhe grupimi  i fund- tabelës po me tre skuadra që janë: ‘Bylis’ me 12 pikë, ‘Skënderbeu’ me 10 pikë dhe ‘Apollonia’ me 9 pikë. Një klasifikim ky shumë intersant, që konfirmoi dhe kjo javë e futbollit të luajtur, ndaj le të ndjekim rezultatet, klasifikimin dhe komentet përkatëse të ndeshjeve të zhvillura.

Rezultatet superiore javA e 13 –të

‘VLLAZNIA’  1-0  ‘TEUTA’

Ardit Hoxhaj 59`

‘KASTRIOTI’ 2-2  ‘SKËNDERBEU’

Shkalla 28′, Mehmeti 90+5/ Mensah 64′, Ko.Vangjeli 84′

‘BYLIS’      0-0  ‘TIRANA’

 

‘LAÇI’       3-2  ‘KUKESI’

Musta 12′, Van Dave 45+2′, Xhixha 50′ / Ibraimi (pen) 64′, Eze (pen) 90+3′

‘PARTIZANI’  1-1  ‘APOLLONIA’

Cara 80`/Zaimaj 90+5`(pen)

Klasifikimi superores

 

  1. ‘VLLAZNIA’ 29 pikë
  2. ‘PARTIZANI’ 20 pikë
  3. ‘ LAÇI’ 20 pikë
  4. ‘ TEUTA’ 20 pikë
  5. ‘ TIRANA’ 17 pikë
  6. ‘ KUKËSI’ 17 pikë
  7. ‘ KASTRIOTI’ 17 pikë
  8. ‘ BYLIS’ 12 pikë
  9. ‘ SKËNDERBEU’ 10 pikë
  10. ‘APOLLONIA’ 9pikë

Kështu, ‘Vllaznia’ ka realizuar një tjetër kryevepër, teksa ka mundur ‘Teutën’ me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Ardit Hoxhajt në minutën e 65-të. Shkodranët i shkaktuan kështu humbjen e parë ‘Teutës’ për këtë sezon. Dominim absolut i skuadrës shkodrane që shënojnë fitoren numër 9 deri tani, që ndonëse terreni ishte i vështirë për shkak të shiut të dendur, është imponuar frikshëm ndaj durrsakëve. Golin vendimtar e shënoi pikërisht Ardit Hoxhaj, i cili në minutën e 59-të arriti të çajë mbrojtjen e ‘Teutës’ dhe ta dërgojë topin në rrjetë. Por vetëm 6 minuta më pas, shkaktoi një ndërhyrje të rëndë me taka të ngritura ndaj Pjeshkës dhe arbitri nuk e fali. ‘Vllaznia’ kryeson kampionatin me 29 pikë, duke mundur një nga ndjekësit e afërt më të afërt ‘Teutën’dhe ‘Laçi’ zhvilloi një ndeshje shumë pozitive në shtëpi, përballë ‘Kukësit’, takim që e fitoi 3-2. Bardhezinjtë dominuan kundërshtarin në derbin e Veriut dhe siguruan tre pikë të rëndësishme, duke u ngjitur në vend të dytë me 20 pikë, po aq sa numëron edhe ‘Teuta’. Emiljano Musta zhbllokoi takimin në minutën e 12-të, teksa në minutat shtesë të pjesës së pare, erdhi edhe goli i Van Dave. Kundërsulm perfekt i vendasve dhe parabolë shumë e bukur e sulmuesit afrikan të bardhezinjve. Ekipi i Duros e nisi mirë edhe fraksionin e dytë të ndeshjes, Regi Lushkja, autori i të dy golave të parë, dhuroi një tjetër pasim të saktë dhe Redon Xhixha dërgoi topin në rrjetë. 3-0 për ‘Laçin’ dhe ndeshja e përfunduar. Gjithsesi, minuta e 64-të solli një penallti për skuadrën e Rrahman Hallaçi. Agim Ibraimi nuk gaboi përballë Sherrit. Emiljano Musta mori kartonin e dytë të verdhë në minutat e fundit pas një faulli ndaj portierit kundërshtar dhe u largua me të kuqe (2 të verdha). ‘Kukësi’ fitoi një tjetër penallti në minutën e tretë shtesë. Eze dërgoi topin në rrjetë, por nuk pati më kohë dhe në fund Laçi festoi suksesin e parë për vitin 2021. Nuk ka gola dhe fitues në Ballsh, aty ku u përballën ‘Bylis’ dhe ‘Tirana’. Kampionët në fuqi e nisën mirë takimin dhe ushtruan presion për 20 minutat e para. Më pas erdhi reagimi i ekipit vendas, që e baraspeshoi lojën. Gola nuk pati, teksa edhe pjesa e dytë pati duele të forta dhe raste për gol. Danso u ndëshkua me të kuqe në minutën e 74-të dhe bardheblutë luajtën me një lojtar më pak në çerekorëshin e fundit. ‘Tirana’ përsëri u shfaq e rrezikshme, por sfida u mbyll në barazim dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë.

‘Skënderbeu’ ishte shumë pranë triumfit në fushën e vështirë të ‘Kastriotit’ në Kamzë, por në fund, skuadra e Ndreut gjeti një gol në minutën e fundit dhe vulosi shifrat 2-2. Krutanët kaluan të parët në avantazh me Shkallën, por korçarët treguan karakter dhe përmbysën në pjesën e dytë me golat e Mensah dhe Kosta Vangjeli. Në fund ‘Kastrioti’ sulmoi me gjithë forcat dhe mundi të gjejë golin e barazimit, duke shmangur humbjen. Fund dramatik në ndeshjen ‘Partizani’-‘Apolonia’! Skuadra fierake e trajnerit italian Kamarata, arriti të merrte një pikë në sekondat e fundit, ku Zaimi barazoi shifrat në 1-1, nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Broja. Kur u mendua se të kuqtë do të merrnin 3 pikë në këtë sfidë pas golit të Carës, në minutën e 80-të, fierakët nuk u dorëzuan, teksa në frymën e fundit, fituan një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Zaimi.

Sulmuesi “engjëll” që është kthyer në “djall”

Kështu mund të vlerësohet për momentin, sulmuesi i ‘Vllaznisë’, vlonjati Ardit Hoxhaj. Në 6 javë kampionat si titullar ne fanellën e skuadrës shkodrane, ka shënuar 7 gola. Ka shënuar edhe këtë javë në përballjen me ‘Teutën’. Dhe kur janë gola të tillë, që i japin skuadrës tre pikët aq shumë të dëshiruara, me të drejtë vlerësimi si ai sulmuesi i prezantur si “engjëll” në javët e para, tashmë është kthyer në “djall” për kundërshtarët. Vrapon në fushë, derdh energji dhe shënon gola. E pas kësaj me të drejtë ka dy javë kamponati që kryeson top-listën e golshënuesëve. Fortë e dëshiron ky sulmues 26 vjeç të vazhdojë kështu dhe të kërkojë  suksesin e plotë të skuadrës tij, ‘Vllaznisë’. Pa kush kishte menduar kështu me këtë sulmues, që më parë i ka hapur punë në kampionatet e kaluar dhe skuadrave më të forta, siç është rasti ndaj ‘Partizanit’, kur i ka shënuar 4 gola, edhe kur ka qënë në ditët e tij si kampion. Por këtë kampionat, golat e tij i kanë “shijur” ‘Kukësi’,‘Apollonia’, dhe ‘Teuta’ me nga një gol dhe ‘Skënderbeu’ me 4 golat e pësuar në një ndeshje, duke vendosur rekordin e këtij sezoni. ‘Flamurtar’i , ‘Bylis’, ‘Skënderbeu’ , ‘Korabi’ dhe tani së fundi ‘Vllaznia’, janë skuadrat e karrierës tij si futbollist. Edhe pse i lindur dhe banues aktual në fshatin Bishan të Vlorës, ku për shumë vite ka udhëtur çdo ditë deri në Vlorë, për t’u bërë futbollist, ai nuk harron asnjëherë të sakrifikojë për të qenë dikush në futbollin shqiptar. Deri tani sakrificat duket se ja kanë dhënë shpërblimin. E ardhmja ndoshta do të jetë edhe më e mirë. Gjithçka tek ‘Vllaznia’ ka nisur fortë bukur, me punë, passion, dhe gola të shënuar. Objektivi për këtë sulmues “engjëll’ të kthyer në “djall”, për çdo kundërshtar, është jo vetëm personal si golshënues, por dhe kolektiv, për të fituar trofe me skuadrën e ‘Vllaznisë’. Këtu qëndron edhe “sekreti” këtij sulmuesi, që edhe pse vazhdon të shënojë gola që ju mungojnë durtrokitjet, di që t’i gëzohet suksesit.