Modelet e njohura shenjojnë miqësinë e përjetshme me një tatuazh

297
Sigal

Bukuroshet Adrola Dushi dhe Kristina Baki u njohën në vitin 2012 gjatë kompeticionit të bukurisë ‘Miss Shqipëria’. Që nga ai moment e deri më tani ato kanë krijuar e ruajtur një miqësi shumë të fortë. Këtë lidhje ato e kanë treguar edhe në rrjete sociale, nëpërmjet fotove dhe videove që postojnë teksa kalojnë kohë së bashku. Tashmë dy bukuroshet kanë bërë një gjest që shenjon shoqërinë e përjetshme. Një tatuazh në parakrahun e secilës vajzë, ku shkruhet viti 2012 është dhurata që dy mikeshat i bënë  njëra tjetrës, si shenjë dashurie të pakusht mes shoqesh.

Image