Miriami zbulon si po e pret Ameli ardhjen në jetë të vëllait

580
Sigal

Çifti i njohur, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë me një djalë.

Së fundmi, në një intervistë për ‘Revista Who’, Miriami ka folur rreth ditëve të shtatzënisë dhe planet e karrierës.

Ndër të tjera, ajo ka zbuluar se sip o e pret Ameli lajmin e të bërit me një vëlla.

‘Ameli është ende e vogël për të kuptuar qartë se çfarë po ndodh, por me aq sa kupton është shumë e lumtur dhe pyetja e përditshme e saj është: ‘O mamiiiiiii! A do dali sot bebi se ngeli gjithë kohës në bark’, ka treguar këngëtarja mes të qeshurave.

Më tej, Miriami është shprehur se bashkë me Albanin, do mundohen t’ia bëjnë sa më të lehtë Amelisë, duke i kushtuar dhe asaj kohën e duhur.

foto-me-logo-06.jpg

foto-me-logo-05.jpg