“Mirëseerdhe o princeshë!”, Fifi jep lajmin e ëmbël pasi iu publikua fotoja e të dashurit, një anëtare i shtohet familjes së këngëtares

355
Sigal

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raci, e njohur me emrin e artit Fifi ditën e sotme ka ndarë me fansat lajmin e mrekullueshëm që ka marrë.

Nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’ Fifi ka bërë të ditur se familjes së saj i ëstë shtuar edhe një anëtër dhe ajo është bërë teze. Nëpërmjet postimeve ajo i ka uruar dhe mirëseardhjen mbesës ku dhe ka falenderuar dhe të motërn për ‘dhuratën ‘ që i ka bërë.

“Mirëseerdhe o princesha e tezes së vet! U bëra teze praaaap! Motër të dua”, -shkruan Fifi teksa shfaqet duke e mbajtur vogëlushen në krahë.

Kujtojmë që këngëtarja së fundmi ka qenë shumë e komentuar në media për lidhjen e dashurisë, të cilën preferoi të mos e komentojë. Asaj iu publikuan fotot me të dashurin e identifikuar si Xhulio Tabaku, me të cilin është e lidhur prej më shumë se një viti.