Meghan Markle dhe Princ Harry publikojnë momente në kohën kur ishin të dashur

416
Sigal

Menjëherë pas hapjes së adresës të Meghan Markle dhe Princ Harry në ‘Instagram’ erdhën dhe postimet e para.

Duke qenë se Harry mori pjesë në publikimin e një dokumentari të ‘Netflix’, i cili fliste për ndryshime klimatike, princi dhe dukesha menduan t’i qëndronin besnikë kësaj teme dhe t’i tregonin botës punën që Harry bën për planetin.

Ndër mesin e fotove të tij me vëllain, Princ William dhe babain, ishte dhe ajo me Meghan Markle, ku dyshja dukej duke u kujdesur për një elefant.

Siç mund ta mendoni dhe ju, kjo foto ishte e periudhës kur Meghan dhe Harry quheshin ende të dashur. Kujtojmë se Meghan dhe Harry do të bëhen prindër gjatë këtij muaji.