“Më futi në shtëpi”/ Vajza e ministrit Peleshi flet lidhjen për Romeon

188
Sigal

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbriojtjes Niko Peleshi, ka folur për herë të parë për ndarjen nga aktori Romeo veshaj, vetëm pak muaj pasi deklaroi publikisht se ishte shumë e dashuruar me të. E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, Aleksia tha se kishte kuptuar që ishte nxituar për ta bërë publike këtë lidhje, kur brenda një kohe kaq të shkurtër sheh që gjithçka ka marrë fund. 20-vjeçarja shtoi se ishte ndjerë e sigurtë për atë që kishte patur me Romeon, pasi kishin arritur edhe të bashkëjetonin. Ajo thotë se kishte jetuar me familjen e aktorit Veshaj e madje i konsideronte mjaft të rëndësishëm për të.

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: Keni bashkëjetuar?

Rudina Magjistari: E rëndësishme është që ti të jesh mirë tani. Por a pati një shkak, diçka që ti dëshiron ta ndash apo dëshiron ta ndërpresësh rrëfimin tënd këtu? E vuajte shumë ndarjen sepse kur historitë jetohen në sytë e publikut bëhen edhe më të vështira kur ndodh ndarja?

Aleksia Peleshi: Ajo që vuajta unë është që kisha më shumë hallin se si do dal në publik se sa çfarë po ndodh me marrëdhënien time që është shumë e gabuar, por nuk e di pse kam pasur një lloj mendësie të prapambetur komplet që një femër është turp të ndahet, një femër është turp që të provojë disa lidhje derisa të gjejë të duhurën dhe gjatë gjithë kohës mendoja unë duhet të shfaqem para njerëzve sikur jam shumë e dashuruar që të gjithë të mendojnë që i kam gjërat në rregull por ndërkohë kjo nuk është aspak e rëndësishme, e rëndësishme është që unë shpirtërisht të jem mirë, që ai shpirtërisht të jetë mirë. Tani që më në fund po marr guximin ta them publikisht ndihem shumë e çliruar.