VIDEO/ Simulim i paparë në futboll, pamjet e lojtarit bëhen virale në rrjet

172
Sigal

Shpesh kemi ndeshur pamje nga më të ndryshmet në futboll të cilat janë bërë virale.

Pamjet e mëposhtme vijnë nga kategoria e tretë e futbollit në Bullgari, ku ekipi vendas i Balkan Botevgard është duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Belasita.

Një lojtar i ekipit vendas dëmtohet në minutën e 94-të, dhe dy mjekët e ekipit vijnë për ta marrë me barrel. Ata bëjnë të pamundurën për të vonuar lojën, dhe kështu hedhin në tokë lojtarin e tyre të “dëmtuar”. Pasi e vendosin përsëri në barrelë, njëri nga mjekët rrëzohet duke krijuar skena qesharake.