Martohet Mimoza Shkodra?! Ja e vërteta…

715
Sigal

Mimoza Shkodra është veshur nuse dhe ndriçon me të bardha, me fustanin në formë princeshe dhe kurorën mbi kokë. Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja e hitit “Mu ma le fajin”, shfaqet e veshur me fustanin e nusërisë dhe e gjeni dot se kush është dhëndri?! Pikërisht, këngëtari Adrian Gaxha!

Në videot e bëra publike, Adriani dhe Mimoza ecin të kapur dorë për dorë përpara të ftuarve, të cilët janë të gjithë këngëtarët e showbiz-it shqiptar.

Madje, nusja e re kërcen me të gjithë të ftuarit, ndërsa Shkurte Gashi këndon për të pranishmit!

Kemi vetëm një pyetje, çfarë po ndodh?!

Kemi të bëjmë me një dasmë reale, apo janë xhirimet për ndonjë emision?!