Sigal

Javë më parë, pushtoi mediat lajmi se Marina Vjollca është shtatzënë, por moderatorja më vonë e mohoi duke i thënë të gjithëve të qetësohen.

Mirëpo sot dyshimet kanë nisur sërish. Marina ka postuar disa foto nga pushimet që po kalon me Getin dhe në disa foto barku i duket i rrumbullakosur.

Kjo i ka rënë në sy fansave të cilët menjëherë i kanë komentuar moderatores. “Duket si shtatzene apo jo”, “Aaa shtatzene Marina, uaaa i duket barku”, “Ajo eshte shtatzene”, jane disa nga komentet që kanë pushtuar fotot e Marines sot.