Marina Vjollca publikon foto të reja nga pritja e ëmbël

424
Sigal

Ditën e djeshme, u konfirmua se Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë.

Ishte moderatorja e cila publikoi disa imazhe të ëmbla ku shihej me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar thashethemet e ditëve të fundit.

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkroi Marina.

Ndërkohë, ditën e sotme, bukuroshja e ekranit ka ndarë disa foto të tjera nga seti fotografik që ka realizuar.

Marina dhe Geti përfliten se do të bëhen me një vajzë, por ende nuk e kanë zbuluar gjininë e bebushit që pritet të vijë në jetë.