Krizë mes çiftit? Shtyhet dasma e shumëpritur…

490
Sigal

Me siguri, e dini që Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan vjeshtën që lamë pas në një ceremoni sekrete, por nuk munguan as planet për një dasmë gjigante me familjet dhe miqtë e të dyve.

Gjithsesi, dasma nuk do të ndodhë derisa gjërat mes çiftit t’i kthehen normalitetit.Muajin e kaluar, lajmi se Justin po kalon një periudhë të vështirë dhe po kurohet për depresion, u përhap kudo. Duket se fama është bërë shqetësuese për këngëtarin.

Fakti që asnjë hap i tij s’mund të jetë sekret, apo dëshira e fansave për të ditur gjithçka, ka dhënë pasoja tek ai.Diçka e tillë ka ndikuar dhe tek marrëdhënia me partneren.

Së fundmi u tha se të sapomartuarit janë duke kaluar një krizë, por gjithsesi kanë ende nevojë për praninë e njëri tjetrit.Nga të gjithë njerëzit që Justin ka rreth vetes, Hailey është ajo që bën diferencën për Bieber-in.