Koncerti virtual i Rihannës (Video)

389
Sigal

Tani që ruajtja e distancës sociale nuk lejon organizimin e festave, gjithçka ka kaluar live në rrjete sociale dhe platforma. Së fundmi, koncerteve dhe performancave live iu bashkua edhe Rihanna.

Në orën 12:00 të mesnatës së sotme, Rihanna do të drejtojë “Social Club”, një koncert live i organizuar nga marka e saj, Fenty.

Në koncert do të përformojnë DJ Pedro, DJ Stretch Armstrong dhe reperi britanik-francez, Octavian. Duke marrë parasysh që Rihanna do të drejtojë shfaqjen, pritet edhe një performancë e saj.