Kim Kardashian zbulon avionin privat, një Boeing 747

471
Sigal

Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West publikuan në Instagram avionin e tyre privat, një Boeing 747.

Avioni ka një hapësirë për 660 pasagjerë. Por ylli i televizioneve mburret në mediat sociale se ajo dhe Kanye e kanë të gjithin për vete.

Kjo ka shkaktuar polemika në internet pasi fansat u kthyen kundër çiftit duke i kritikuar.

“Nuk mund ta besoj se Kim dhe Kanye kanë një avion 747 të gjithin për vete,”-thanë fansat.

Duke shtuar: “Një avion që zakonisht merr 660 pasagjerë?! Atyre nuk u intereson për ngrohjen globale apo zjarret në pyje që për pak do të digjnin shtëpinë e tyre nëse nuk do ishin zjarrfikësit privatë.”