Zbulohet shkaku i divorcit të Pamela Anderson 12 ditë pas martesës

499
Sigal

Pamela Anderson i ka dhënë fund martesës së saj të pestë, vetëm 12 ditë pas martesës me Jon Peters. Mediat e huaja kanë aluduar për arsye të ndryshme në lidhje me arsyet që e bënë çiftin të shkonte në divorc, por një mesazh i shkruar nga Jon Peters po bën xhiron e rrjetit dhe mediave.

Siç mësohet, producenti i ka kërkuar Anderson të vazhdojë jetën e saj dhe secili të shikojë jetën e tij. “E gjithë kjo situatë, martesa… më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjeshtë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”,- ka thënë ai.

“Lashë gjithçka për Pamelën. Ajo kishte 200 mijë dollarë borxh dhe unë ia pagova”- vazhdoi më tej 74-vjecari. Ata kanë qenë miq për 35 vjet dhe vetëm 20 janar e këtij viti u martuan në fshehtësi.