Verë gjithë pasion për Raffaella Fico dhe të dashurin e saj të ri

394
Sigal

Një verë që mund të mos mbarojë kurrë. Raffaella Fico po shijon dashurinë dhe pushimet me 5 yje me të dashurin e saj të ri, sipërmarrësin Giulio Fratini. Forte dei Marmi, Positano, Mykonos janë disa nga vendet e luksit që kanë zgjedhur për të kaluar pushimet e tyre

E përjavshmja Chi i ka fotografuar sërish bashkë, duke treguar edhe një herë trupat e tyre të skalitur në plazhet e Cicladi. Intensiteti dhe pasioni vazhdojnë të jenë në qiell për çiftin.

Të dy frekuentohen prej pak kohësh, por jetojnë çdo moment në maksimum. Në ujërat greke shpërthen pasioni dhe të qeshurat mes tyre. Raffaella tregon format e saj perfekte që të mahnisin, veshur me bikini me ngjyra që i nxjerrin në pah dekoltenë shpërthyese dhe të pasmet e skalitura. Me Giulion gjithcka shkon në perfeksion teksa shkëmbejnë puthje dhe përqafime dhe ai duket i çmendur pas mikeshës së tij të re.