Prej më shumë se një muaji këngëtarja e njohur shqiptare Anjeza Shahini ka zbuluar se është në pritje të ëmbël për herë të parë.

Ajo është shpesh aktive në rrjete sociale dhe sot përmes një postimi prekës Anjeza ka kujtuar të atin e ndjerë në ditën e lindjes.

“Sot babushi do festonte 65 – vjetorin dhe me siguri, në këtë orë, ne do ishim mbledhur në tavolinë të gjithë, e do këndonim gjithë natën. Na mungon zëri i tij, fjala e tij e mençur, edhe kolla e tij, që e dëgjonim që kur hynte në shkallë, por nuk na mungon dashuria dhe kujdesi i babushit tonë, sepse e ndjejmë pranë në  çdo hap të jetës tonë” , shkruan këngëtarja në foton ku duken prindërit e saj.