Sigal

Një ‘plakë’ ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale ditën e sotme. Ajo është shfaqur shumë e lyer dhe shihet teksa jep një intervistë në gjuhën shqipe.

Ky person i maskuar është as më pak e as më shumë se këngëtarja e famshme shqiptare Bebe Rexha. Asaj nuk i mungon aspak sensi i humorit dhe e shfaq herë pa here në rrjetet sociale.

“Ja çfarë bëj në kohën time të lirë. (Po, jam unë e veshur si një plakë dhe po flas shqip),”- shkruan këngëtarja krahas videos. Videoja e Rexhës ka marrë shumë pëlqime në rrjetet sociale dhe është komentuar jashtë mase.