Sigal

Dy motra janë grindur midis tyre në Berat. Grindja ka shkuar aq larg, sa njëra prej tyre ka bërë denoncim dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Për pasojë, sipas Policisë Vendore, mësohet se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M. Th., vjeçe 56, banuese në Berat, pasi e motra, shtetasja V. Th., vjeçe 60, banuese në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 03. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M. Th., vjeçe 56, banuese në Berat, pasi e motra, shtetasja V. Th., vjeçe 60, banuese në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18. 12. 2006. ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.