Këmbimi valutor/ Dollari zhvlerësohet me 0,61 pikë, rritet euro

645
Sigal

Në tregun e këmbimit valutor vendas, leku forcoi të mërkurën pozitat ndaj dollarit amerikan dhe u zhvlerësua lehtë në raport me euron.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet sot me 108,73 lekë ose 0,61 lekë më pak se një ditë më parë.

Ndërsa euroja dhe paundi britanik u forcuan përkatësisht me nga 0.13 lekë dhe këmbehen respektivisht me 124,18 lekë dhe 136,98 lekë.

Franga zvicerane u zhvlerësua sot me 0,64 lekë dhe këmbehet me 115,79 lekë.